Lajme
Aktivitete te AME-së për nder viktimave te 11 Shtatorit 2001

Aktivitete te AME-së për nder viktimave te 11 Shtatorit 2001

Krijuar në datën 12/10/2020
Për nder te viktimave te ngjarjeve 11 Shtatorit 2001 qe ndodhen ne SHBA, Drejtori I Përgjithshëm I AME-se z. Fadil Kodra morri pjesë ne ceremoninë e organizuar tek sheshi “Bill Clinton”. Kjo ceremoni u organizua nga Kuvendi i Kosovës ne bashkëpunim me Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agjencia e Menaxhimit Emergjent , Policisë së Kosovës, Qendra e Mjekësisë Emergjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”.

Zjarrfikësit e Prishtinës e shënuan një aktivitet simbolik për nder te kolegëve te tyre qe humben jetën gjate kryerjes se detyrës ne ketë ngjarje, ku humben jetën mbi 300 zjarrfikës.

Drejtori i Përgjithshëm i AME-se morri pjesë edhe ne ekspozitën e organizuar nga nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani” në sheshin “Nënë Tereza” ku paraqiten fotografi kushtuar ngjarjeve te datës së 11 shtatorit 2001.